“Për familje” së shpejti nga Elinel dhe MC.Kresha

I kanë bashkuar forcat...për një duet

ShowBiz

28/04/2018 21:30

Elinel dhe MC.Kresha shumë shpejt do vijnë me bashkëpunimin e tyre që do të quhet “Për familje”, shkruan lajmi.net

Këtë gjë e ka konfirmuar vet Elineli përmes një video të hedhur në Instagram, e që është trajler i klipit.

Duke u nisur nga titulli, mund të kuptohet se kënga në vete do të përmbajë edhe mesazh sensibilizues.

“Për familje” u shkrua nga vet reperët, me muzikë të Skizorfrenikbeats dhe me klip nga Imagine Films./Lajmi.net/