Për dy ditë, qytetarët mbledhin mbi 20 mijë euro për familjen e policit të vrarë në Istog

Për dy ditë, qytetarët kanë arritur që t’i mbledhin mbi 20 mijë euro për familjen e policit të vrarë Izet Demaj.

Lajme

30/12/2018 23:28

Qytetarët kanë arritur që për vetëm dy ditë të mbledhin 20 mijë e 38 euro për familjen e Izet Demajt, policit të vrarë në Istog, shkruan lajmi.net.

Përmes një donacioni që është hapur në rrjetin social Facebook, Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj!, ky fond kishte qëllimin e mbledhjes së 20 mijë eurove për familjen e policit Demaj.

Mbi 550 qytetarë kanë kontribuuar me shuma të ndryshme në këtë fond dhe kanë arritur që t’i grumbullojnë paratë për këtë familje.

Ndryshe polici Izet Demaj, u vra në detyrë më 27 dhjetor nga një person që tentoi të grabiste me armë një bankë në Istog. /Lajmi.net/