Për dy ditë afër 300 mijë shikime për “Presionin” e Blunt & Real (Video)

Dyshja Blunt & Real janë duke e shijuar edhe një tjetër sukses që në fillimet e para të projektit të tyre më të ri “Presion”, njofton Klan Kosova.

ShowBiz

08/02/2016 19:53

Afër 300 mijë është shifra e shikimeve në youtube për vetëm dy ditë, ndërsa në rrjetet sociale shpërndarja e kësaj kënge është e madhe.

Përkrahje të madhe për dyshen kanë dhënë edhe shumë kolegë të tyre duke e shpërndarë projektin në llogaritë e tyre Facebook e Instagram.

Kjo këngë të cilës tekstin ia kanë bërë vet Blunt & Real, pason “Xhinset” që erdhi gjatë verës dhe e cila ishte njëra ndër këngët e shumë-pëlqyera të sezonit verorë.

YouTube player