Për ditëlindjen e 80-të, Leze Qena takohet me kryeministrin Mustafa
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti sot aktoren e mirënjohur të Kosovës, Leze Qena, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj.

Lajme
Gjatë këtij takimi kryeministri Mustafa shprehu vlerësimin dhe konsideratat më të larta për punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Leze Qena ka dhënë dhe po vazhdon të japë për artin dhe kulturën në Kosovë.
Kryeministri çmoi rëndësinë që kanë për Kosovën vlerat kulmore artistike dhe kulturore të kultivuara nga Leze Qena dhe një plejadë e tërë artistësh kosovarë, me dekada të tëra.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin dhe avancimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të përkrahjes së gjithanshme për artistët dhe njerëzit e kulturës në Kosovë, njofton Zyra e Kryeministrit. (lajmi.net)