Për dallim nga koleget, Kida preferoi tjetër ndryshim në dukje

Kida ka bërë një ndryshim në pamje.

ShowBiz

03/06/2020 10:04

Kida është një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare, e cila njihet për hite të shumta, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja njihet për stilin e veçantë në secilën paraqitje të saj, ndërsa nuk janë të rralla ndryshimet që bën në dukje.

Së fundi, artistja ka ngjyrosur një pjesë të flokëve me ngjyrë vjollcë, më ndryshe nga koleget e saj, tek të cilat nuk kemi parë stil të tillë të flokëve.

Kujtojmë se Kida ditët e fundit ka sjellë vazhdimisht imazhe nga seti i ri fotografik, duke lënë të kuptohet se është duke finalizuar këngën e re.

Projekti i fundit muzikor i saj është “Moti”, këngë për të cilën pranoi komente pozitive nga fansat. /Lajmi.net/