Për çka u takuan sot në mëngjes Thaçi, Veseli e Haradinaj?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar sot në Prishtinë.

Lajme

22/10/2020 11:30

Sipas burimeve të lajmi.net, Thaçi, Veseli e Haradinaj janë takuar në mëngjesin e sotëm në restaurantin “Tiffanny” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit të këtij  takimi.

Vlen të theksohet fakti se Gjykata e Hagës deri të premten ka afat që ta nxjerr një vendim për aktakuzën e pakonfirmuar të Prokurorisë së Specializuar ndaj Thaçit e Veselit.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse kjo ishte pikërisht arsye  e takimit të sotëm.

Lajmi.net do të iu mbajë të informuar në lidhje me këtë zhvillim. /Lajmi.net/