Për Berlinin dialogu duhet të përfundojë me njohje
Përfaqësues të Bundestagut gjerman kërkojnë nga Qeveria e re e Serbisë të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi. Deputeti Philip Misfelder thotë se përfundimi i procesit të dialogut duhet të rezultojë me njohje të Kosovës nga ana e Beogradit.

Lajme
Anëtari i Bundestagut të Gjermanisë dhe Koordinatori në Qeverinë Gjermane për Bashkëpunim Transatlantik, Philip Misfelder, ka kërkuar nga fituesit e zgjedhjeve në Serbi që të vazhdojnë bisedimet me Kosovës që dërgojnë ka njohja reciproke.
Misfelder ka përshëndetur zgjedhjet në Serbi dhe fitoren e partisë së Aleksandar Vucic’it duke e quajtur këtë si “një hap të rëndësishëm për Serbinë i cili do ta dërgojë atë në sfidat e radhës”.
Politikani i Bashkimit Kristian Demokrat ka thënë se Serbia duhet t’a vazhdojë dialogun me Kosovën
“Tani duhet të bëhet gati plani për bisedime në mes të Serbisë dhe Kosovës i cili në fund dërgon në njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit”.
“Perspektiva jonë është se Serbia është në drejtimin e duhur dhe SNS dhe Aleksandar Vucic vazhdojnë të përcjellin rrugën drejtë BE’së. Parakusht për këtë është Kosova. Në prill të vitit të kaluar është nënshkruar një marrëveshje e cila në fund duhet të dërgojë në njohje të Kosovës, dhe kjo duhet edhe më tej të përmbushet”.