Për Bebe Rexhën nominimi në dy kategori në “Grammy” konsiderohet fitore

Bebe Rexha nuk ka arritur të marrë asnjë çmim në "Grammy", por konsideron se vetë nominimi për të quhet fitore.

ShowBiz

11/02/2019 09:48

Bebe Rexha ishte nominuar në kategoritë “Dueti më i mirë i zhanrit country”  dhe “Artistja më e mirë e re”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja nuk ka arritur që nga kjo ceremoni të largohet me ndonjë trofe, megjithatë nominimin në kategori Bebe e konsdieron fitore.

“Faleminderit shumë “Grammy Awards” për natën më të pabesueshme dhe nder të jem e nominuar në dy kategori me artistë aq të talentuar dhe të respektuar. Unë do të festojë në ndejë “fitoren apo humbjen” sepse për mua nominimi është vetë fitorja”, janë fjalët e Bebe Rexhës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BtuxMUXn0y9/