Për 24 orë, 25 aksidente në tërë Kosovën

Gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 25 aksidente.

Lajme

08/04/2019 10:10

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të policisë, fatmirësisht nga tërë këto aksidente nuk ka pasur asnjë me fatalitet mirëpo 12 prej tyre kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq, 13 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së diel, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 52 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/