Për 20 minuta, ja se ç’ bëri shiu në Shkup

Moti i keq me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe breshrit ka përfshirë sonte Shkupin dhe rrethinën e tij.

Lajme

26/05/2014 00:26

Një pjesë qendrore e qytetit është mbuluar nga uji dhe reshjet intensive prej 20 minutave, që filluan nga ora 21.00, kanë shkaktuar edhe përmbytje, raporton Ina.

Mësohet se përmbytje janë regjistruar në disa rrugë dhe vendbanime të kryeqytetit, përfshirë edhe bulevardin nën shtëpinë e mallrave “Ura” në afërsi të Çarshisë së Vjetër.