Pepe vazhdon, Varane largohet

Vendimi i Real Madridit pë t’i ofruar kontratë të re Pepes, mund të përcillet me largimin e qendërmbrojtësit tjetër, Raphael Varane.

Sport

06/03/2015 09:45

Pepe do të shpërblehet nga Real Madrid me kontratë të re.

Qendërmbrojtësi portugez ka kontratë me Los Blancos deri në verën e vitit 2016, mirëpo njoftimet e fundit sugjerojnë se ai do të vazhdojë qëndrimin në klub deri më 2019.

Por, konfirmimi i të ardhmes së tij në Santiago Bernabeu mund të sjell një largim nga klubi. Raphael Varane që konsiderohet si pasardhës i tij, mund të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni, raporton “Football Espana”.

Ylli i ri francez kërkon më shumë hapësirë për lojë dhe mund të detyrohet t’i konsiderojë ofertat.

Chelsea e Manchester United janë të gatshëm ta mirëpresin.