Pepe: Nuk mund të gabojmë përsëri ndaj Atleticos

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka thënë se skuadra e tij nuk mund të bëj një tjetër gabim në takimin kundër Atletico Madridit.

Sport

13/04/2015 09:43

Pepe ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos bëjnë ndonjë gabim tjetër në takimin kundër Atletico Madridit.

“Është një ndeshje shumë e vështirë për neve, por gjithashtu edhe për ata”, tha Pepe për AS.

“Unë mendoj se ne nuk duhet të bëjmë gabime të njëjta të cilat i kemi bërë në ndeshjet e fundit me ata”.

“Nëse ne luajmë më një intensitet të lartë ashtu siç kemi luajtur në vitin e fundit, atëherë mendoj se mund të bëjmë një performancë të mirë”, përfundoi portugezi.