Pepe lëndon Ronaldon
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe njihet si një prej futbollistëve më të ashpër në futbollin evropian. Këtë epitet ai e ka fituar me ndëshkimet e shpeshta dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj kundërshtarëve në karrierën e tij të deritashme. Reprezentuesi portugez i ka bërë të gjitha, nga shkelmimi i një kundërshtari deri tek ndërhyrjet në gju…

Sport
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe njihet si një prej futbollistëve më të ashpër në futbollin evropian.
Këtë epitet ai e ka fituar me ndëshkimet e shpeshta dhe ndërhyrjet e ashpra ndaj kundërshtarëve në karrierën e tij të deritashme.
Reprezentuesi portugez i ka bërë të gjitha, nga shkelmimi i një kundërshtari deri tek ndërhyrjet në gju ose nyje të këmbës, por nuk i kanë munguar as shkelja në dorë, siç i bëri Lionel Messit në një ballafaqim me Barcelonën.
Por, në stërvitjen e sotme të Real Madridit, viktimë e tij ra futbollisti kryesor i Los Blancos, Cristiano Ronaldo.
Derisa Pepe, Ronaldo dhe disa futbollistë të tjerë të Realit ishin duke pasuar topin mes vete, mbrojtësi ndërhyri keq ndaj bashkëkombësit të tij, por për fatin e mirë, sulmuesi u ngrit shpejt në këmbë.