Pepe, larg nga finalja

Vazhdojnë lajmet e këqija për Real Madridin. Qendërmbrojtësi Pepe shumë vështirë se do të rikuperohet nga lëndimi për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Sport

17/05/2014 17:39

Pas lëndimit të Cristiano Ronaldos, një tjetër lajm i keq për Real Madridin.

Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, qendërmbrojtësi Pepe shumë vështirë se do të rikuperohet me kohë nga lëndimi për t’u paraqitur në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, më 24 maj në Lisbonë.

Reprezentuesi portugez u dëmtua në ballafaqim me Real Valladolidin në La Ligë më 7 maj dhe fillimisht u raportua se do të jetë në gjendje të rikthehet me kohë për duelin kryesor të stinorit me rivalin e qytetit.

Mirëpo, AS shkruan se anëtar të stafit mjekësor kanë thënë se Pepe ka fare pak gjasa që të luajë në finale. Zi e më zi për Real Madridin.