Pepe dhe Pirlo imitojnë Conten
Antonio Conte e ka transformuar Juventusin. Në dy sezone e gjysmë të deritashme në drejtim të ekipit, Conte i ka rikthyer Bianconerët në fuqi dominuese të futbollit italian duke fituar dy Scudetto të njëpasnjëshme dhe ka siguruar epitetin e kampionit dimëror pas 52 pikëve të tubuara në përfundim të pjesës së parë të stinorit, tetë…

Sport
Antonio Conte e ka transformuar Juventusin.
Në dy sezone e gjysmë të deritashme në drejtim të ekipit, Conte i ka rikthyer Bianconerët në fuqi dominuese të futbollit italian duke fituar dy Scudetto të njëpasnjëshme dhe ka siguruar epitetin e kampionit dimëror pas 52 pikëve të tubuara në përfundim të pjesës së parë të stinorit, tetë më tepër se përcjellësi i parë, Roma.
Conte njihet si trajner i cili e merr me shumë emocione ndeshjen dhe asnjëherë nuk ulet në bankinë duke dhënë instruksione të vazhdueshme për futbollistët e tij, pavarësisht rezultatit.
Dhe, në çastet e fundit të fitores 4:1 në udhëtim te Cagliari, ‘detyrën’ e Contes në dhënien e udhëzimeve e bënë Simone Pepe dhe i zëvendësuari Andrea Pirlo.
Në deklaratën e tij rreth rastit, Conte tha se: “Është me rëndësi që edhe gjatë shakasë, mesazhi të përcillet”.