Pepa: Po largohem shkaku i kurdisjeve të ndeshjeve

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, që luan për skuadrën e Flamurtarit, Avni Pepa, ka thënë se do të largohet nga ky vend vetëm sepse po kurdisen ndeshjet.

Sport

02/02/2015 15:13

Në një intervistë për Panorama Sport, Pepa ka thënë se do të largohet nga skuadra e Flamurtarit, pasi në po kurdisen ndeshje, sidomos në takimin kundër Teutës në Vlorë.

Ai e cilësoi futbollin shqiptar si skandaloz. “Mund t’ju konfirmoj se jam larguar nga Flamurtari. E kërkova vetë që të largohesha, për shkak se nuk mund të bëhem pjesë e një kampionati që është i mbushur me dallavere”.

“Ishte skandaloze ajo që ndodhi në takimin me Teutën dhe gjykova se nuk mund të bëhem pjesë e një futbolli të tillë. Në këto kushte, i kërkova prishjen e marrëveshjes drejtuesve të klubit vlonjat. Të them të drejtën, më zuri frika, pasi këtu u bëkan çudira. E mendova gjatë, por jo, unë nuk mund të luaj dot në një kampionat ku ndodhin këto gjëra”, u shpreh Pepa për Panorama Sport.