Pep: West Ham ka qenë i jashtëzakonshëm dy sezonet e fundit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur para ndeshjes ndaj West Ham United.

Sport

15/05/2022 11:47

Man City do të ketë përballë vetës edhe dy ndeshje, me 4 pikë nga gjashtë gjithsej ata shpallen kampion.

Këtë xhiro ‘Citizens’ do të luajnë ndaj West Ham United, ekip ky që po kalon në një sezon mjaft të mirë.

Lidhur me këtë ndeshje ka folur edhe Pep Guardiola, kështu duke lavdëruar punën e mirë të West Ham në dy sezonet e fundit.

“West Ham ka qenë i jashtëzakonshëm dy sezonet e fundit, jo vetëm ky, ai i mëparshmi. Ata bënë një sezon të jashtëzakonshëm në të gjitha garat, veçanërisht në Europa League”, tha katalanasi përcjell lajmi.net.

Pas West Ham me të cilët do të luajnë sot me fillim nga ora 15:00, City do të përballen me Aston Villan./Lajmi.net/