Guardiola do t’i largojë tre lojtarë

Ish lojtari i Manchester Cityt, Trevor Sinclair, ka deklaruar se Pep Guardiola do t’i shesë tre futbollistë te City.

Sport

02/02/2016 20:21

Trevor Sinclair mendon se Pep Guardiola do t’i largojë Yaya Touren, Samir Nasrin dhe Pablo Zabaletan nga skuadra, përcjell Lajmi.net.

Trajneri spanjoll do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës që nga edicioni i radhës.

“Yaya natyrisht se do të largohet. Nasri gjithashtu pritet të lëvizë. Disa lojtarë më të vjetër si Zabaleta, edhe pse ai ka qenë lojtar i shkëlqyeshëm për Manchester Cityn”, ka deklaruar Sinclair.

Kujtojmë që Yaya Toure ishte larguar edhe nga Barcelona, pasi në krye të skuadrës kishte ardhur Guardiola.