Pep Guardiola befason me skuadrën e re
Paris Saint Germian kanë bërë Pep Guardiolan një nga favoritët për të zëvendësuar Thomas Tuchel në pozitën e trajnerit.
Sport
Trajneri spanjoll mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, nëse sërish dështon të sjellë titullin e Ligës së Kampionëve në ‘Etihad Stadium’.
Le10 Sport raporton se kampionët e Francës kanë vënë syrin në drejtim të Guardiolas, i cili asnjëherë nuk ka stërvitur një skuadër në Ligue 1, përcjell lajmi.net.
Gjigantët francez mund të lejojnë largimin e Tuchel, nëse edhe këtë vit dështojnë në Ligën e Kampionëve.
Përveç Guardiolas, kandidatë potencial për të marrë drejtimin e PSG-së janë edhe Xavi Hernandez dhe ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri./Lajmi.net/