Pentagoni mirëpret rezultatet në dialogun Kosovë- Serbi

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha sot pas takimit që Hugel zhvilloi në Washington me Ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Rodic dialogu Kosovë- Serbi ka prodhuar një momentum pozitiv për rajonin.

Lajme

28/01/2014 16:48

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuch Hugel ka përshëndetur hapat e ndërmarrë nga Serbia për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha sot pas takimit që Hugel zhvilloi në Washington me Ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsa Rodic dialogu Kosovë- Serbi ka prodhuar një momentum pozitiv për rajonin.

Hugel dhe Rodic kanë nënshkruar një marrëveshje të përgjithshme ushtarake e cila nënvizon se si të dyja palët do të angazhohen në bashkëpunim ushtarak.

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Rodic (majtas) dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuch Hugel nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak.

 

“Liderët diskutuan shqetësimet e sigurisë rajonale në Ballkan dhe mënyrat për të vazhduar momentumin pozitiv të ndërtuar nga dialogu Serbi- Kosovë”, tha Zëdhënësi Kirby.

“Sekretari Hugel lavdëroi përparimin që Serbia dhe Kosova e kanë arritur në normalizimin e marrëdhënieve dhe nënvizoi ndikimin pozitiv që Ministri Rodic ka pasur në bashkëpunimin rajonal për sigurinë”.