Pentagoni hakohet nga rusët: Vidhen 4 mijë të dhëna sekrete (Video)

Pentagoni rrezikohet nga piratët kibernetikë rusë. Zyrtarët amerikanë zbuluan se piratët kibernetikë rusë kanë hakuar sistemet e mesazheve elektronike të Shtabit të Përgjithshëm të Pentagonit muajin e kaluar.

Bota

07/08/2015 23:42

NBC News raportoi se, një “sulm kibernetikë i sofistikuar” ndodhi më 25 korrik, ku piratët kibernetikë arritën të ndërhyjnë tek sistemi i mesazheve elektronike të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm në Pentagon dhe morën të dhëna të shumta nga 4 mijë ushtarë dhe civilë, që punonin për Shtabin e Përgjithshëm në Pentagon.

Piratët kibernetikë kanë përdorur një sistem të automatizuar, që mbledh menjëherë sasi të mëdha të dhënash dhe i shfaq ato tek mijëra llogari në internet. Dyshohet se sulmi është koordinuar nëpërmjet llogarive të koduara në rrjetet sociale.

Sapo u zbulua sulmi, Pentagoni mbylli menjëherë të gjithë sistemin e mesazheve elektronike dhe deri tani vazhdon të qëndrojë i mbyllur. Burimet e NBC News bëjnë të ditur se, “është shumë e qartë se këtu ka dorë shteti rus.”

Rusia është akuzuar edhe më parë për përfshirjen në një sulm kibernetikë tek Parlamenti gjerman.

 

YouTube player