Pensionohet Davids

Menaxheri dhe futbollisti i Barnet, Edgar Davids është duke konsideruar pensionimin nga loja, pas kartonit të tretë të kuq, këtë edicion. Ish mesfushori i skuadrave të njohura evropiane përfshirë Milanin, Juventusin dhe Barcelonën, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 1995 me Ajaxin, mori dy kartonë të verdhë në humbjen 2:1 në Salisbury. Ky ishte përjashtimi…

Sport

29/12/2013 09:52

Menaxheri dhe futbollisti i Barnet, Edgar Davids është duke konsideruar pensionimin nga loja, pas kartonit të tretë të kuq, këtë edicion.

Ish mesfushori i skuadrave të njohura evropiane përfshirë Milanin, Juventusin dhe Barcelonën, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 1995 me Ajaxin, mori dy kartonë të verdhë në humbjen 2:1 në Salisbury.

Ky ishte përjashtimi i tij i pestë prej kur iu bashkua Barnetit në tetor 2012. ‘Jam bërë cak, por është në rregull”, deklaroi 40-vjeçari. “Nuk mendoj se do të luaj më sepse janë duke e eliminuar argëtimin”.

“Dua që skuadra të paraqitet mirë, nëse shikoni bilancin e kartonëve të kuq, disa janë pa dyshim përjashtime të merituara, por disa janë të tepruara. Është e vështirë të kompletoni detyrën tuaj, kur shumë vendime merren kundër jush”, theksoi ai.

Përveç tri përjashtimeve, Davids është ndëshkuar me të verdhë në katër raste tjera në nëntë paraqitjet e tij për ‘Bees’ këtë sezon.