Pensionohet Bellamy

Craig Bellamy ka vendosur të përfundojë karrierën si futbollist. Sulmuesi i mirënjohur, 34-vjeç thotë se trupi i tij nuk mund të durojë më.

Sport

22/05/2014 20:06

Craig Bellamy ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli, në moshën 34-vjeç. Sulmuesi i Cardiffit ka thënë se trupi i tij “nuk mundet më”.

Vendimi i Bellamy i jep fund karrierës 17-vjeçare të përmbyllur në klubin nga qyteti i tij i lindjes. Bellamy iu bashkua Cardiffit në formë huazimi dhe realizoi ëndrrën e paraqitjes për ta, dhe angazhimi i tij u shpagua pasi skuadra u promovua në Premierligë.

Edhe pse Bellamy ishte i pafuqishëm të parandalojë rikthimin e Cardiffit në Championship në sezonin pasues, që doli të jetë i fundit në karrierën e tij, ai pensionohet i gëzuar.

“Në vitet e fundit më ka shkuar mendja tek pensioni, por kësaj radhe mora një vendim përfundimtar. Më është dashur ta dëgjoj trupin”, deklaroi Bellamy për Wales Online.

“Në vitet e fundit jam mësuar me dhimbje nga lëndimet e ndryshme, por në tri ose katër vitet e fundit kam marrë substanca qetësuese, çdo ditë. Mirëpo, ka ardhur koha të tërhiqen dhe të them mjaft. Trupi im nuk mund t’ia dalë më”.

Në mesin e shumë skuadrave, Bellamy kaloi dy periudha në Liverpool si dhe ishte anëtar i Manchester Cityt.