Pensionistët, peng të mosmarrëveshjeve Kosovë-Zvicër

Mosfinalizimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, vazhdon të jetë pengesë e madhe për shumë të moshuar kosovarë të cilët kanë punuar për shumë vite në këtë vend, por vazhdojnë të mos i marrin pensionet.

Lajme

06/02/2016 08:31

Sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, është ende shumë herë që të flitet për ndonjë marrëveshje të re me Kosovën.

“Është ende shumë herët për të dhënë ndonjë prognozë për fillimin e negociatave për një marrëveshje të re”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës, shkruan Zëri.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë thënë se institucionet e Kosovës kanë arritur që t’i plotësojnë kushtet e kërkuara nga Qeveria zvicerane për të filluar zgjidhjen e problemit të pensioneve.

“Bashkëpunimi në fazën e parë ka qenë shumë pozitiv dhe presim që do t’i hapë rrugë fillimit të negociatave për nënshkrimin e një marrëveshje të re e që presim të ndodhë gjatë vitit 2016”, ka thënë Selatin Kllokoqi nga kjo ministri.