Pengohen votuesit serbë në Veri

Në veri grupe serbësh po pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në votime duke i quajtur “shipatri”, e duke i sharë e quajtur gjithashtu “tradhtarë”.

Lajme

03/11/2013 14:34

Zgjedhjet në Veri të Mitrovicës janë duke u organizuar në një atmosferë të tensionuar.

Mediat serbe njoftojnë se grupe ekstremiste serbe janë duke u munduar që në çdo mënyrë të ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të kësaj pjese në këto zgjedhje.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’ nga vendi i ngjarjes, atje shihen grupe serbësh të cilët i pengojnë qytetarët që të marrin pjesë në votime, duke i quajtur “shipatri”, e duke i sharë e quajtur “tradhtarë”.

Vulin:  Votoni, përndryshe do të zgjidhen ata që serbët s’i dëshirojnë

Ministri pa Portofol i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin,  thotë se me përqindjen aktuale të votuesve në pjesën veriore të Kosovës, ekziston mundësi që të vijë deri të zgjedhja e atyre që serbët nuk i dëshirojnë.

Ai u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në masë sa më të madhe në zgjedhjet lokale, transmeton Tanjug.

“Dua t’i porosisë të gjithë qytetarët në pjesën veriore të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë sa ma masive, pasi që në të kundërtën do të zgjedhën njerëz që ne nuk i dëshirojmë”.

Ai ka kritikuar të gjitha ato grupe që pretendojnë të pengojnë pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhje.

“Është evidente se sot ka pasur shumë probleme, sidomos në Veriun e Mitrovicës ku ka pasur kërcënime të dhunshme ndaj elektoratit”.

“Kërcënime të tilla i janë bërë kryesisht njerëzve nga Serbia që kanë dëshiruar të votojnë”.