Penelope Cruz: Shën Nënë Tereza, gruaja që ma ndryshoj jetën

Aktorja e famshme holivudiane, spanjollja Penelope Cruz në një postim të saj në Instagram të shoqëruar me një fotografi me Shën Nënë Terezën, ka shkruar se kjo grua ia ka ndryshuar jetën.

ShowBiz

14/11/2019 14:22

“Duke e kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kam kaluar me të. Vërtet, kjo ma ka ndryshuar jetën. Gjithmonë në zemrën time! #motherteresa”, ka shkruar Cruz.

Nga fotografia e postuar kuptohet se Penelope Cruz ka qenë vullnetare në Kalkuta, në vitet e ’90-ta dhe ka marrë pjesë punën dhe veprimtarinë e Nënë Terezës në mesin e të varfërve, që nënkupton është lutur, ka gatuar, pastruar dhe shërbyer për të sëmurët dhe të varfrit. Ajo atë kohë kishte deklaruar: “Kur jeni atje, e kuptoni se sa jeni më të vlefshëm se gjatë tërë jetës përpara. Kam qenë më e ekzaltuar se do të jam në shoqëri me Nënë Terezën se sa të më ofronte dikush të luaja në një film të madh”.

Që nga fillimi i veprimtarisë së Nënë Terezës, ka pasur vullnetarë nga e mbarë bota që shkuar të ndihmojnë shenjtëreshën shqiptare në humanitetin e madhe të saj ndaj të varfërve, e të bëjnë eksperienca të drejtpërdrejta në punën e Nënë Terezës, një traditë që vazhdon sot e kësaj dite, ku mund të gjesh vullnetarë të shumtë nga e gjithë bota, transmeton gazeta drita.info.