Penalltia e parë

Angel Di Maria është futbollist i Real Madridit nga viti 2010. Mirëpo, ai u desh të priste tri vjet në mënyrë që të shënonte golin e parë nga penalltia për Los Blancos. Reprezentuesi argjentinas shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Olympic Xativas të mërkurën që e kualifikoi Real Madridin në çerekfinale të Copa…

Sport

20/12/2013 17:10

Angel Di Maria është futbollist i Real Madridit nga viti 2010.

Mirëpo, ai u desh të priste tri vjet në mënyrë që të shënonte golin e parë nga penalltia për Los Blancos.

Reprezentuesi argjentinas shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Olympic Xativas të mërkurën që e kualifikoi Real Madridin në çerekfinale të Copa del Rey.

Dhe, pikërisht në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu – takimi i parë përfundoi pa gola – Di Maria realizoi për herë të parë për Real Madridin nga pika e bardhë.

Portieri ia qëlloi krahun, por nuk ishte ta ndalte goditjen e tij që gjeti fundin e rrjetës.