Pellegrini, trajner i këtij super ekipi

Manuel Pellegrini mund të mbetet si menaxher në Premierligë edhe pas largimit nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Sport

02/02/2016 08:58

Manuel Pellegrini do të zëvendësohet nga Pep Guardiola në Manchester City pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, trajneri kilian mund të mbetet në Premierligë.

Tabloidi britanik “Daily Express” ka bërë të ditur se Pellegrini mund të emërohet në drejtim të Chelseas, përcjell “Lajmi.net”.

Guus Hiddink do të jetë në krye të “Blues” deri në fund të këtij sezoni.

Por, Pellegrini mund të jetë pasardhës i tij.