Pellegrini: Man City – Man Utd, nuk është derbi

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se ndeshja me rivalin e qytetit Manchester United nuk duhet të konsiderohet si derbi për shkak se kundërshtari nuk lufton për titull.

Sport

31/10/2014 22:58

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka ngacmuar rivalin e qytetit Manchester United duke thënë se ballafaqimi i tyre të dielën në Etihad nuk mund të konsiderohet një derbi, për shkak se “Red Devils” nuk janë kandidat për titull.

“Flisni për derbi mes ekipeve të mëdha por unë nuk e konsideroj këtë ndeshje si të madhe. Derbi është kundër Chelseas ose Liverpoolit, ekipeve që luftojnë për titull”, deklaroi Pellegrini në konferencë për shtyp.

Megjithatë, kiliani i dha respekt Unitedit.

“Ne çdo ndeshje luajmë njësoj, Unitedit do t’i japim respekt, edhe pse ne e ndjekim Chelsean dhe na kryen punë vetëm fitorja nga ky duel. Nuk e ndjejmë presionin, më keni pyetur edhe sezonin e kaluar kur ishim duke luajtur më dobët, e në fund e fituam titullin”, u shpreh Pellegrini.