Pele: Neymar ishte simulues edhe në Santos

Braziliani Pele, i ka komentuar kritikat që i ka marrë Neymar për simulime. Legjenda braziliane thotë se sulmuesi i Barcelonës kishte probleme të tilla edhe në periudhën sa ishte pjesë e Santosit. “Neymar ndonjëherë mundohet të nxjerrë faulla edhe që nuk ekzistojnë. E kishte këtë problem edhe në Santos. Në Evropë, për të gjërat tash…

Sport

03/04/2014 16:30

Braziliani Pele, i ka komentuar kritikat që i ka marrë Neymar për simulime. Legjenda braziliane thotë se sulmuesi i Barcelonës kishte probleme të tilla edhe në periudhën sa ishte pjesë e Santosit.

“Neymar ndonjëherë mundohet të nxjerrë faulla edhe që nuk ekzistojnë. E kishte këtë problem edhe në Santos. Në Evropë, për të gjërat tash kanë ndryshuar. Atje, futbolli është më i vështirë dhe për të kjo është një eksperiencë e shkëlqyeshme”, u shpreh Pele në një intervistë për ESPN.

Neymar do të jetë futbollisti nga i cili tifozët brazilianë presin më së shumti në Botërorin 2014, që do të mbahet gjatë verës, pikërisht në vendlindjen e tij.

“Ka shumë presion në të dhe kjo më preokupon paksa. Gjëja më e rrezikshme është se të gjithë presin që ai ta vendos fitoren e skuadrës”, përfundoi Pele.