Pele ka një mesazh për Ronaldon para debutimit me Juventusin

17:38 | 18 Gusht 2018

Legjenda braziliane, Pele, i ka dëshiruar suksese Ronaldos dhe ka treguar se si Juventus ka kërkuar shërbimet e tij në vitin e largët 1961.

Pele kishte një mesazh për portugezin, i cili sot debuton me Juventusin në Serie A.

Në mesazh shkruan: “Suksese në ndeshjen e parë me Juventus, Cristiano. Në vitin 1961, pronari i “Fiat” bëri ofertë për të siguruar kartonin tim por nuk pati sukses” ka shkruar legjenda 77 vjeçare.

Ronaldo do të jetë starutes në xhiron hapëse të Serie A, ku Juventus luan si mysafir i Chievo Verona.

Ndeshja debutuese për Ronaldon fillon sot (e Shtune) në ora 18:00. /Lajmi.net/