Pele, Brazilit: Ja si duhet të luani në Kupën e Botës!

Ish tre herë kampioni i botës me Brazilin, Pele, ka vendosur të ndihmojë vendin e tij para botërorit të Rusisë.

Sport

16/04/2018 16:54

Pele që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori, i ka dhënë një këshillë Brazilit para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.

Brazili në botërorin e Rusisë është pjesë e një grupi jo të lehtë me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Pele beson se Brazili ka lojtarë mjaft cilësorë, dhe se duhet të luajnë si grup për ta arritur suksesin.

“Jam i bindur se do bëjmë mirë, sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer, që shkëlqejnë në Evropë. Problemi është të luajnë të gjithë së bashku, me frymën e grupit, por mendoj se kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, ka deklaruar Pele./Lajmi.net/