Pele: 65 vite më parë vesha fanellën e Brazilit për herë të parë, isha 16 vjeçar me një ëndërr

Ikona braziliane e futbollit, Pele ka kujtuar sot herën e parë kur luajti me fanellën e Brazilit.

Sport

07/07/2022 13:49

Pele, lojtari më i mirë brazilian i të gjitha kohërave, thotë se debutimin me kombëtaren e tij nuk do ta harrojë asnjëherë.

“65 vite më parë u futa në fushë duke veshur fanellën e skuadrës kombëtare të Brazilit. Isha vetëm një 16 vjeçar me një ëndërr. Fillova në pjesën e dytë dhe kisha fat të shënoja edhe golin e parë për Brazilin në atë ndeshje”, ka shkruar Pele në ‘Facebook’, transmeton lajmi.net.

“Një emocion të cilin nuk do ta harroj kurrë”, ka shtuar ikona braziliane.

Pele aktualisht është 81 vjeçar. Ai nuk është në gjendjen më të mirë shëndetësore dhe së fundmi është përballur me disa sëmundje, duke përfunduar shpesh në mbikëqyrje të mjekëve në spital. /Lajmi.net/