Pejanit i djegën tri vetura nga persona të panjohur

Një personi në Pejë i janë djegur tri vetura nga persona të panjohur. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku të njëjtit së bashku me zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, shkruan Lajmi.net. “Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë…

Lajme

03/04/2024 09:25

Një personi në Pejë i janë djegur tri vetura nga persona të panjohur.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ku të njëjtit së bashku me zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes, shkruan Lajmi.net.

“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.