Pejani që thoshte se merr automjete tash ia ka vjedhur veturën edhe Gazmend Muhaxherit

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person, për shkak se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajme

01/03/2021 10:13

I arrestuari, dyshohet të jetë Valon Loxha nga Peja, për të cilin ditë më parë Klan Kosova raportoi se merr veturat të cilat i gjen të hapura me çelësat në to.

Se ka të ndaluar për një vepër të tillë penale me dyshimet mbi këtë person, konfirmuan nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë, ka deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

”Lidhur me këtë rast, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person i dyshuar, për 48 orë”.

Me veturën e Muhaxherit, Loxha po dyshohet se ka shkuar në Rugovë.

Disa ditë më parë, Valon Loxha kishte deklaruar se kjo që po bën nuk është vjedhje.

Sipas tij, i merr veturat që i gjen të hapura, ndërsa e quante budallallëk të pronarëve se pse ata harrojnë t’i mbyllin veturat e veta.