Peja triumfon ndaj Prishtinës

Peja fitoi derbin ndaj Sigal Prishtinës në Karagaç me rezultat të ngushtë 73:71.

Sport

05/12/2015 21:16

Peja triumfoi në derbin ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 73:71 në derbin e madh të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në një duel jashtëzakonisht dramatik, vendasit triumfuan falë efikasitetit më të lartë në periudhën e fundit të lojës, përcjell “Lajmi.net”.

Delic ishte basketbollisti më efikas i skuadrës pejane me 18 pikë, i ndihmuar nga Borëell me 16 dhe Drilon Hajrizi me 15.

Kurse, tek Sigal Prishtina basketbollistët më efikas ishin Abukar me 14 pikë dhe Blerim Mazreku me 12.