Peja shumë cool

Kur erdhi si përforcim te KB Peja, Frederick “Fred” House bëri bujë në Serbi ku ishte shndërruar në yll të tifozëve gjatë kohës sa ishte basketbollist i ekipit të Partizanit nga Beogradi. Dhe, pikërisht mediat serbe, përkatësisht portali alo.rs ka biseduar me të rreth aventurës së deritashme të tij në Pejë. “Jeta në Pejë është…

Sport

09/12/2013 10:29

Kur erdhi si përforcim te KB Peja, Frederick “Fred” House bëri bujë në Serbi ku ishte shndërruar në yll të tifozëve gjatë kohës sa ishte basketbollist i ekipit të Partizanit nga Beogradi.

Dhe, pikërisht mediat serbe, përkatësisht portali alo.rs ka biseduar me të rreth aventurës së deritashme të tij në Pejë. “Jeta në Pejë është cool. Çdo ditë njoftoj njerëz të rinj, andaj më vjen shumë interesant”, deklaroi ai.

Edicionin e kaluar, House ishte anëtar i Texas Legends në SHBA, por tani për tani dëshiron të mbetet në Evropë.

“Planifikoj të qëndroj në Evropë derisa nuk më ofrohet ndonjë mundësi më e mirë. Mirëpo, më pëlqen stili evropian i jetesës, andaj nuk do ta kisha të vështirë që të mbetem këtu deri në fund të jetës”, shtoi ai.

House tani është më afër Beogradit, dhe planifikon ta vizitojë kryeqytetin e Serbisë. “Ende nuk kam arritur, por pasi të gjej kohë të mirë, do të jem aty”, u shpreh ai derisa komentoi edhe luftën në Kosovë.

“Çdo ditë mësoj diçka përmes internetit. Shpeshherë bisedoj me njerëz që kanë marrë pjesë në luftë dhe më ndodh, njësoj sikur kur kam qenë në Serbi, që të më ndal dikush për të folur se si SHBA ju ka bombarduar. Kjo është e tmerrshme dhe pas tregimeve të tilla duhet të jeni edhe më mirënjohës për atë që keni”, përfundoi ai.