Peja prezanton Stephan Maxwell

Peja ka kompletuar transferimin e basketbollistit, Stephan Maxwell.

Sport

20/09/2021 16:07

Maxwell në të kaluarën ka luajtur në shtetet si Kanada, Finlandë dhe Portugali, shkruan lajmi.net.

Peja përmes një postimi bëri të ditur se kanë arritur ta kompletojnë transferimin e Maxwell dhe që do jetë gati për xhiron e radhës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Sot kemi arritur te kompletojme transferin e ri dhe Stephan Maxwell do te jete i gatshem qe nga xhirro tjeter te paraqitet per Klubin.

Maxwell ka luajtur ne ligat elitare ne Kanade, Finlande dhe Portugali, ndersa eshte paraqitur edhe ne ligen e dyte spanjolle qe eshte shume kompetitive.

Welcome to the home of eagles Max”, shkroi klubi pejanas./Lajmi.net/