Peja mund Trepçën me rezultat të thellë

Sot në Salla e sporteve Minatori, u luajt përballja në mes të Trepçës dhe Pejës, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Sport

05/12/2020 16:47

Pejanët e fituan ndeshjen me rrezultat të thellë  58 – 72, transmeton lajmi.net.

Në këtë duel, lojtarët që u dalluan më së shumti ishin: për Trepçën, Kalin Fisher i cili shënoi 19 pikë dhe Besnik Azemi që shënoi 13 pikë, ndërsa për Pejën ishte Dardan Berisha i cili shënoi 18 pikë.

Pas kësaj ndeshje, Peja qëndron e dyta në tabelë me 8 pikë, ndërsa Trepça e katërta me 7 pikë gjithsej./Lajmi.net/