Peja humb nga Gilboa

Peja u mposht nga kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike, Galil Gilboa me rezultat 66:76 në Karagaç. Kampioni i Kosovës në basketboll ishte i pafuqishëm kundër skuadrës izraelite që në bazë të fondit më të madh të lojtarëve arritën të mbante ritmin e lartë, kurse vendasit ishin të hendikepuar nga mungesa e amerikanit Fred House,…

Sport

18/12/2013 19:53

Peja u mposht nga kampioni në fuqi i Ligës Ballkanike, Galil Gilboa me rezultat 66:76 në Karagaç.

Kampioni i Kosovës në basketboll ishte i pafuqishëm kundër skuadrës izraelite që në bazë të fondit më të madh të lojtarëve arritën të mbante ritmin e lartë, kurse vendasit ishin të hendikepuar nga mungesa e amerikanit Fred House, për minutat e pakta që kaloi në parket, para se të dërgohet në spital – për shkak të një virusi – dhe kjo u vërejt shumë në lojën e tyre.

Gilboa menjëherë në çerekun e parë krijoi epërsi prej dhjetë pikësh 27:17, mirëpo Peja luajti dukshëm më mirë në të dytin duke e afruar rezultatin në 39:41.

Mirëpo, mysafirët nuk lejuan të befasohen duke u shkëputur sërish në avantazh pas qerekut të tretë, 51:59 të cilin e mbrojtën me sukses deri në fund kur fituan me rezultat përfundimtar 66:76. Gerti Shima dhe George Odufuwa ishin basketbollistët më të dalluar te Peja me nga 18 pikë secili.

Kurse, Gilboa u udhëhoq nga De Shawn Sims i cili realizoi 26 pikë.

Pas kësaj disfate, Peja ka bilanc prej dy fitoresh dhe pesë humbjeve në shtatë xhirot e deritashme të Ligës Ballkanike në basketboll.