Peja fiton ndaj Teodos

Peja ka shënuar fitore ndaj Teodos në Ligën Ballkanike.

Sport

28/10/2015 21:39

Peja e ka mposhtur Teodon pas lojës shtesë me rezultat 83-79, në kuadër të Ligës Ballkanike, në takimin e luajtur në ‘Karagaçi’, të mërkurën mbrëma.

Vendasit ishin më të mirë në periudhën e parë dhe në të tretën të cilën e dominuan plotësisht, mirëpo Teodo u rikthye në çerekun e katërt, për ta barazuar rezultatin, ndërsa fituesi u përcaktua pas lojës shtesë.

Lojë dramatike është luajtur edhe lojën shtesë prej pesë minutash. Basketbollistët e Pejës në këto pesë minuta dhanë gjithçka nga vetja për të ardhur deri tek kjo fitore e madhe.