Peja fiton ndaj Sigal Prishtinës

Peja e ka fituar derbin ndaj Sigal Prishtinës të zhvilluar në kryeqytet

Sport

07/11/2015 20:56

Pejanët fituan me rezultat 68:65, përkundër epërsisë së ‘bardhekaltërve’, prej 15 pikëve në pjesë të caktuara të ndeshjes.

Sigal Prishtina ishte më e mirë në tre çerekë lojë, mirëpo në periudhën e katërt Peja ia ka dalë ta rikthejë rezultatin, transmeton Zëri.

Pas gjashtë ndeshjeve në Superligën e Kosovës kreun e tabelës e merr KB Peja me 12 pikë të tubuara, e ndjekur nga Sigal Prishtina me një pikë më pak.