Peja fiton ndaj Levskit

Klubi Basketbollistik i Pejës e ka shënuar fitoren e dytë në Ligën Ballkanike këtë edicion

Sport

11/11/2015 21:35

Peja e ka mposhtur Levskin në ‘Karagaçi’, me rezultat 75-68.

Ekipi kosovar luajti më mirë që nga fillimi i sfidës duke e mbyllur çerekun e parë me dy pikë epërsi (22:20).

Në çerekun e dytë pejanët shënuan 19 pikë, kurse kundërshtari 20, megjithatë e mbyllën gjysmën e takimit me një pikë epërsi (42:41).

Gjashtë pikë më shumë se bullgarët, Peja i realizoi në çerekun e tretë (16:10), e cila u mbyll 58:51.

Në pjesëlojën e fundit, Levski u përpoq t’i ndryshonte gjërat, megjithatë basketbollistët e skuadrës kosovare u treguan të vëmendshëm dhe në fund dolën fitues me shtatë pikë diferencë..

Nikolov ishte më efektiv për mysafirët me 24 pikë, ndërsa Burwell shënoi më së shumti për nikoqirët, 20 pikë.