Peja fiton derbin e moçëm, Dardan Berisha i ‘hakmerret’ Prishtinës

KB Peja e ka fituar derbin e moçëm kundër KB Prishtinës, me rezultat 82:76.

Sport

19/01/2020 18:45

Ndeshja e jashtëzakonshme u zhvillua në një atmosferë impozante në ‘Karagaç’.

Dardan Berisha iu ‘hakmor’ ish-ekipit të tij, duke shënuar 28 pikë dhe duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, shkruan lajmi.net.

Pas dy çerekëve të parë, Peja shkoi me epërsi 19 pikë, 51:32.

Por pjesa e dytë solli një Prishtinë krejt ndryshe, duke arritur të ngushtonin diferencën në pesë pikë. Gjithsesi kjo ishte e tëra që arritën të bënin basketbollistët kryeqytetas këtë takim.

Përveç Berishës te Peja, Drilon Hajrizi (15), Nigel Johnson (10) dhe Henrik Sirko (13) shënuan pike dyshifrore.

Te mysafirët, u dallua Jordan Johnson me 26 pikë dhe Anthony Goods me 22 sosh. Kapiteni Edmond Azemi nuk pati natë të mirë pasi shënoi vetëm dy pikë.

Prishtina mban vendin e dytë me 32 pikë, kurse Peja ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë. /Lajmi.net/