Peja pëson humbje nga Levski

Skuadra e Pejës e ka nisur me humbje fazën e dytë të garave në Ligën Ballkanike.

Sport

02/02/2016 21:22

KB Peja është mposhtur nga në shtëpi nga skuadra bullgare Levski me rezultat 79:85.

Pjesa e parë përfundoi me vetëm një pikë në favor të mysafirëve, por epërsia u thellua me të nisë pjesa e dytë.

Në periudhën e tretë mysafirët fituan me 11 pikë epërsi, 17:28. Në dhjetëminutëshin e fundit, “Shqiponjat” u kthyen duke fituar me gjashtë pikë epërsi, por që nuk mjaftoi për të shmangur humbjen e parë.

Peja ndodhet në një grup me Levski, Sigal Prishtinën dhe Kozuvin.