Peja e pandalshme në Evropë, shënon fitoren e dytë radhazi
Peja e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup. Pejanët kanë triumfuar në Poloni kundër PGE Spojnia Stargard me rezultat 79:83 (19:26, 22:14, 21:16, 17:27). Verdhezinjtë ishin të vendosur për fitore dhe kjo u pa në fillim, sidomos në fund të çerekut të parë kur me një seri prej 0:10…
Sport
Peja e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në grupet e FIBA Europe Cup.
Pejanët kanë triumfuar në Poloni kundër PGE Spojnia Stargard me rezultat 79:83 (19:26, 22:14, 21:16, 17:27).
Verdhezinjtë ishin të vendosur për fitore dhe kjo u pa në fillim, sidomos në fund të çerekut të parë kur me një seri prej 0:10 në fund e fituan këtë pjesë 19:26. Në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë 22:14, për të shkuar në pushim me rezultat 41:40.
Edhe në periodën e tretë skuadra polake ishte për një nuancë më e mirë, megjithatë, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtar, kampionët e Kosovës bën rikthimin e madh dhe përmbysën rezultatin për të shkuar drejt një fitore të sigurt, ashtu si edhe ndodhi dhe triumfuan 79:83.
Te Peja u dalluan Justin Davis me 18 pikë, 13 kërcime e katër asistime dhe Tervell Beck me 21 pikë e dhjetë kërcime.
Tani Peja ka dy fitore e një humbje, kurse PGE Spojnia Stargard një fitore e dy humbje.
Peja sfidën e radhës e ka në shtëpi, më 8 nëntor kundër skuadrës gjermane, Niners, që kishte pësuar në takimin e parë./Lajmi.net/