Peja e nis me fitore

KB Peja e nisi mbarë vitin 2014 duke mposhtur BC Balkanin me rezultat 79:67 në ndeshjen e zhvilluar në Karagaç, në Ligën Ballkanike. Në një ballafaqim ku vendasit udhëhoqën nga fillimi e deri në fund, skuadra kampione e Kosovës në basketboll e kreu detyrën duke siguruar një fitore të rëndësishme, për të përmirësuar bilancin në…

Sport

14/01/2014 19:56

KB Peja e nisi mbarë vitin 2014 duke mposhtur BC Balkanin me rezultat 79:67 në ndeshjen e zhvilluar në Karagaç, në Ligën Ballkanike.

Në një ballafaqim ku vendasit udhëhoqën nga fillimi e deri në fund, skuadra kampione e Kosovës në basketboll e kreu detyrën duke siguruar një fitore të rëndësishme, për të përmirësuar bilancin në renditje.

Peja e mbylli pjesën e parë të ndeshjes në epërsi të thellë 48:35, mirëpo mysafirët tentuan rikthimin në vazhdim duke fituar çerekun e tretë me rezultat të ngushtë 19:21.

Mirëpo, Peja e ruajti me sukses epërsinë duke siguruar fitoren e merituar, të tretën këtë edicion në Ligën Ballkanike, karshi pesë humbjeve.

Gerti Shima ishte realizatori më i mirë te Peja me 19 pikë, por pikë dyshifrore realizuan edhe Samir Shaptahovic (18), Fred House (16),  dhe Teo Simovic (12).