Peja e demolon rivalin e vjetër, +35 pikë ndaj Bashkimit

Skuadra e Pejës e ka nisur mbarë stinorin e ri të Superligës së Kosovës, duke fituar me rezultat të thellë ndaj Bashkimit.

Sport

16/09/2021 21:08

Diferenca e madhe e pikëve u krijua që në çerekun e parë kur pejanët mbyllën me rezultat 19-5, gjersa në çerekun e dytë Bashkimi paska u këndell duke u mbyllur 20-15 në të mirë të pejanëve, me rezultatin e përgjithshëm 39-20.

Edhe pjesa e dyta nuk solli ndonjë ndryshim të madh dhe fituesi veçse dihej.

Çereku i tretë u mbyll 24-19 për Pejën, gjersa ai i fundit 23-12, për ti dhënë fund epilogut të takimit me rezultat 86-51.

Në këtë ndeshje më efikasi tek Peja ishte Dardan Berisha i cili realizoi 26 pikë e kontriboi me pesë kërcime, gjersa paraqitje të mirë zhvilluan edhe Arian Qallakaj e Daniel Lekndreaj me nga 14 pikë të shënuara secili.

Tek Bashkimi dy më të dalluarit ishin Edmond Kryeziu i cili shënoi 13 pikë, gjersa Valon Bunjaku kontriboi me 10 pikë e gjashtë kërcime. /Lajmi.net