Peja dominon Prishtinën

Peja ishte bindshëm më e mirë se Sigal Prishtina të cilën e mposhti me rezultat duke e barazuar 80:72, në 1:1 rezultatin e serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sport

14/05/2015 21:18

Peja zhvilloi një lojë fantastike duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 80:72 dhe e barazoi në 1:1 rezultatin e serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Loja fantastike në çerekun e parë, ishte ajo që e përcaktoi fituesin pasi Peja e mbylli me epërsi 31:7 dhe prishtinasit asnjëherë nuk arritën që të rikthehen në lojë.

Nic Wise udhëhoqi Pejën me 24 pikë, kurse tek Prishtina më i dalluari ishte Boris Trajkovski me 23 pikë.