Pedro largon Willianin nga Chelsea

Ardhja e Pedros, mund ta detyrojë mesfushorin brazilian Willian të largohet nga Chelsea.

Merkato

20/08/2015 17:57

Pedro është përforcimi më i ri i Chelseas. Sulmuesi iu bashkua kampionit të Premierligës nga Barcelona.

Por, ardhja e tij mund ta detyrojë brazilianin Willian të largohet nga klubi, ka bërë të ditur e përditshmja “TZ”.

Ish ylli i Shakhtar Donetskut ka zgjuar interesim nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.